Një grua është lënduar pasi ishte pasagjere në një veturë e cila sot është futur në një barnatore në rrugën “Brigada 123” në Suharekë.
Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Shaqir Bytyqi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren.
Ai tha se shoferi i veturës në fjalë e kishte humbur kontrollin dhe si pasojë e ka goditur barnatoren.
Bytyqi ka shtuar se pos pasagjeres së lënduar ka edhe dëme materiale.