Nënkryetari i PDK-së, Sami Lushtaku, ka publikuar foto nga një organizim për nder të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës nga nëndega e PDK-së në Straubing të Gjermanisë.
Ai ka thënë se angazhimi dhe puna për fuqizimin e PDK-së në diasporë është për çdo lëvdatë.
“Një organizim madhështor për nder të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës nga nëndega e PDK-së në Straubing të Gjermanisë, aty ku angazhimi dhe puna për fuqizimin e PDK-së në diasporë është për çdo lëvdatë. Mirënjohje për të gjithë bashkatdhetarët tanë që kontribuan aq shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës!”, ka shkruar Lushtaku.