Dinari ka vënë në sprovë marrëdhëniet Kosovë – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por Amerika mbetet partneri më i rëndësishëm për raporte tregtare me vendin tonë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës përveç si aleat strategjik për vendin tonë, janë edhe partneri kryesor për eksport të mallrave të Kosovës në tregjet amerikane.
Në janar të këtij viti, vlera e mallrave të eksportuara me vendet e botës arritën në 20.1 milionë euro, ose 33.4 për qind.
Eksportet e mallrave me këto shtete kanë një shifër simbolike, mirëpo siç bën të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovë, partnerë më të rëndësishëm me vendet e botës për eksport ishin SHBA-të me 14,6 për qind dhe Zvicra me 9,3 për qind në muajin janar 2024.
Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë se eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 18,4 milionë euro, ose rreth 30,5% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej 6,9%.
“Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (8,8%), Italia (4,7%), Holanda (3,1%), etj”, bën të ditur ASK.
Ndërsa, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 164,4 milionë euro, ose 43,3% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 10,1%.
“Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (12,8%), Greqia (7,2%), Italia (3,7%), etj.”.
Ndërsa, Turqia edhe këtë vit vazhdon të mbetet partner kryesor për import të mallrave.
Vetëm gjatë muajit janar 2024, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 158 milionë euro, ose 41.6 për qind.