Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur edhe një herë për përplasjen me aleatët rreth çështjes së dinarit serb.
Kurti ka thënë se nuk ishte në dijeni për vendimin që do të merrte Banka Qendrore e Kosovës. Ai thotë se presioni ndaj tij filloi pasi Vuçiq propagandoi se ky vendim do të sjellë “katastrofë” për serbët e Kosovës.
Më 28 dhjetor të vitit të kaluar, Banka Qendrore mori këtë vendim, për rregulloren e re dhe bënë mirë. Nuk kisha ide për këtë vendim apo për drafitmin e kësaj rregullore. Gjithçka ishte duke shkuar mirë dhe pa probleme dhe në mes të janarit, pikërisht pasi përgatitjet po shkonin mirë, presidenti serb Vuçiq alarmoi rajonin dhe Evropën se “katastrofa” do të ndodhë prej 1 shkurtit kur dinari do të përjashtohet. Dhe atëherë presioni ndaj meje filloi, kur Vuçiqi foli. Ne nuk po përjashtojmë dinarin, mund të keni dinarë në Kosovë por mjet për pagesa është euro, sipas Kushtetutës mund të ketë vetëm një valutë.
Ne duam të ndihmojmë serbët dhe nuk ka qeveri që kur kemi shpallur pavarësinë që i ka ndihmuar komunitetit serb më shumë se ne”, tha Kurti ndër të tjera në një intervistë që u bë, gjatë qëndrimit të tij në Mynih për Konferencën e Sigurisë për gazetarin Andrew Mueller nga radio “Monocle”, të publikuar sot.