E rëndë në Durrës / 19-vjeçarja studente vret me armë babanë: Donte të më fejonte pa dëshirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës.

Hygerta Meta, studente në degën Administrim Biznes në Tiranë u arrestua pasi ka pranuar se ka vrarë me armë zjarri babanë e saj në kasollen e lopës dhe më pas e ka varrosur në oborrin e banesës në fshatin Shënavlash të Durrësit.

Krimi i rëndë, i cili u zbulua sot (23 shkurt ), sipas policisë mendohet se ka ndodhur 10 ditë më parë, në datën 13 shkurt 2024, dhe trupi i 50-vjeçarit, Pëllumb Meta ka qenë i varrosur për 10 ditë në oborr.

Ka qenë denoncimi i njërit prej djemve që më 13 shkurt ora 22:30 ka denoncuar në polici humbjen e kontakteve me babanë që ka vënë në lëvizje Sektorim e Krimeve të Rënda në Policinë e Durrësit i cili po e hetonte prej 10 ditësh duke zbuluar më pas ngjarjen e rëndë.