Analisti Sadri Ramabaja është shprehur i bindur në Pressing në T7 se kryeministri Albin Kurti nuk do ta bëjë Asociacionin.
Sipas Ramabajës, Kurti “shkon në shtëpi, në pension politik të përjetshëm por nuk e bën Asociacionin”.
”Albini ka një jetë të tërë të investuar në çështje kardinale dhe thyerja e kurrizit të tij si njeri i politikës mund të ndodhë në rast se ai do të bënte një pranim”, tha Ramabaja.
“Nuk mund të bëhet Asociacioni që të jetë praktikisht bombë me sahat për krejt rajonin”, u shpreh ai.