Hyseni i PSD-së: Nëse Kurti është përnjëmend kundër Serbisë, le t’ia ndalë Asociacionin, jo dinarin e pensioneve

“A po përgatisin amerikanët konferencë për Kosovën”, është tema që po diskutohet në “Pressing” të T7, pas deklaratës që ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i cili ka thënë se mund të ketë një konferencë të tillë.

Zhvillimet e fundit vijnë pas rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), mbështetur nga Qeveria e Kosovës.

Në lidhje me këtë Zgjim Hyseni, nga Partia Socialdemorkate (PSD), ka thënë se nëse Kurti është përnjëmend kundër Serbisë, le t’ia ndalë Asociacionin, jo dinarin e pensioneve.

Ai ka thënë se është kundër Asociacionit, por nuk është anti-serb, duke e quajtur vendimin për dinarin si anti-serb të Kurtit.

“Unë jam shumë kundër Asociacionit edhe mendoj që nuk duhet me u bë. Mirëpo unë anti-serb nuk jam, edhe mendoj që çka bë Kurti me dinarin është veprim anti-serb dhe besoj që nuk është dashur me ndodh. Nëse je njëmend kundër Serbsië kundërshtoje Asociacionin, jo me ia ndalë pensionet”, ka thënë Hyseni. /Gazeta Express