Bashkimi Evropian në Kosovë thekson se pavarësia e KPM-së (Komisionit të pavarur të mediave) do të respektohet në çdo kohë. Zyra e BE-së në Kosovë vlerëson se çdo ndërhyrje e motivuar politikisht do të eliminohet dhe anëtarët e KPM-së duhet të jenë të lirë.
Si rrjedhojë, në njoftim theksohet se mbetet thelbësore që Kosova të miratojë Ligjin në një proces të shpejtë, të hapur dhe transparent, me konsultime të duhura duke përfshirë shoqërinë civile dhe organizatat mediatike.
“Në një takim me Kryesuesin e Komisionit të Pavarur për Media (KPM), Shefi i Seksionit për Sundim të Ligjit dhe Juridik të PSBE-së theksoi se pavarësia e KPM-së do të respektohet në çdo kohë, se çdo ndërhyrje e motivuar politikisht do të eliminohet dhe se anëtarët e KPM-së duhet të të jenë të lirë të ushtrojnë detyrat e tyre. Të dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar edhe për projektligjin për BNK, i cili aktualisht është duke u analizuar nga BE-ja. Mbetet thelbësore që Kosova ta miratojë Ligjin në një proces të shpejtë, të hapur dhe transparent, me konsultime të duhura duke përfshirë shoqërinë civile dhe organizatat mediatike”, thuhet në njoftimin e zyrës së BE-së në Kosovë.