Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve të cilët ka rast kur mund t’u rrezikohet jeta si pasojë e plumbave qorr.
Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar edhe mbrëmë në rrugën ‘Jeton Tërstena’ në Vushtrri.
Nga Prokuroria bëjnë me dije se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në dy lokacione të ndryshme, kanë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja që dyshohet se janë të armës që u përdor në rastin.
Pas veprimeve hetimore, njësitë policore kanë arritur që ta identifikojnë të dyshuarin dhe i njëjti është arrestuar.
22-vjeçari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërkohë që i është sekuestruar edhe arma të cilën dyshohet se e përdori.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor në dyshimet se ka kryer veprat penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘Përdorim i armës, apo mjetit të rrezikshëm’.