Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka liruar nga detyra zëvendësministrin e ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji.
Kurti ka vendosur që ta lirojë Velijin nga detyra, pas kërkesës që vetë ai ia ka bërë shefit të qeverisë.
“Almir Veliji lirohet nga detyra e zëvendësministrit të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, sipas kërkesës së Velijajt të datës 20.02.2024 për lirim nga detyra e Zëvendësministrit”, thuhet në vendim.
Në vendim thuhet se Veliji është i obliguar që të bëjë deklarimin e pasurisë në pajtim me ligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave./RTK