Vajza që u gjet sonte pa shenja jete në autostradën “Arbër Xhaferi”, sipas burimeve, bëhet fjalë për një shtetase ukrainase (emër i njohur për redaksinë), e moshës 23-vjeçe.
Policia e ka konfirmuar se e reja u gjet e shtrirë në rrugë sonte rreth orës 20:00, në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ drejtimi Ferizaj-Prishtinë, km i 24-të.
Vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor.
Më urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i saj është dërguar në IML për obduksion.