Nëna e 4-vjeçares nga Gjakova, e cila dyshohet se ndërroi jetë si pasojë e rrahjes nga disa familjarë të saj, ka folur për rastin tragjik që i ndodhi bijës së saj.
Ajo tregoi se vajza e saj kishte temperaturë të lartë kur e dërgoi për trajtim mjekësor.
Tutje, ajo tregoi se doktoresha i ka thënë vajzës së saj: “Shuj mos piskat, çka je flliq“.
“Qika m’ka than pom dhem zemra. I kanë ra çikës edhe e ka kap temperatura e madhe”, tha ajo.
“Po tha paska temperaturë shumë të madhe, nashta i kanë ra pak, por i kalon. Më than me i dhanë sirup se ka temperatur shumë të madhe. Unë i dhashë sirup edhe erdha në shpi“, tha tutje nëna e 4 vjeçares.
“Natën qika nisu tu u dridh shumë, maroj qika. Tani në spital ja dhanë një ineksion edhe thanë i kalon. Kur erdha në shpi qika nisu prap tu u dridh. Qika u kanë pavetëdije kur jemi shku në emergjencë“, deklaroi ajo për Frontal në T7.