Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kritikuar partinë në pushtet për “kapje” të institucioneve të pavarura publike.
Sipas Zemajt, Lëvizjes Vetëvendosje i ka mbetur “edhe një pjesë e drejtësisë pa e kapur” dhe pastaj “me shkopin e diktatorit me udhëheqë” .
“Ne kemi thënë që kemi interferim në vendimmarrje të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, sidomos të mazhorancës. Kemi pa që diskutimet orientimet, votimet diktohet nga jashtë… deputetët me Kushtetutë e japin betimin se janë të praruar pavarësisht se vijnë si konjekturë e një subjekti politik. Me Kushtetutë edhe me ligj i nënshtrohen vetëm popullit.
S’po rezistojnë (ndaj këtij ndikimi) dhe për këtë arsye nuk e ki asnjë institucion të pavarur që funksion normal në RKS. Ose ka mbetë me ushtrues detyre, ose ka mbetë i emëruar i vetëshkarkuar, ose i shkarkuar nga të njëjtit njerëz, ose me ndërhyrje eklatante që quhen në vendimmarrjen pavarur ka mbetë edhe një pjesë e drejtësisë pa e kapur që ne e quajmë dhe me atë shkopin e diktatorit me udhëheqë siç sikur se që po pretendojnë. Dhe kjo është që ne e quajmë shqetësim…”, ka thënë Zemaj.
Zemaj akuzoi VV-në se ka futur duart edhe në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK).
“BQK-ja udhëhiqet nga ndërhyrjet që janë parë direkt të VV-së. Edhe të përzgjedhur edhe anëtarët e bordit kanë një lidhje dhe një adresë politike, VV-në. Nuk ka qenë gjithmonë kështu”, ka shtuar Zemaj në Tv Dukagjin.