Një mërgimtar nga Kanada humbi jetën mbrëmë në QKUK.
Mësohet se bëhet fjalë për Xhavit Hazirin nga Vushtrria, i cili u gjet në fshatin Milloshevë të Obiliqit, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Nga aty ishte dërguar në QKMF-në e Obiliqit, e më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare, ku përkundër intervenimit të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë.
Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia dhe kanë njoftuar se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “vdekje e dyshimtë”, teksa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.