Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka komentuar raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai tha se raporti i dy palëve është i qetë dhe nuk është për t’u shqetësuar.
Konjufca tha se i mirëkuptojnë kritikat që SHBA-ja i jep Kosovës, sepse sipas tij janë kritika të qëlluara.
“Ai theksoi se SHBA-ja Kosovën e sheh nga një nivel më i lartë Evropian, ndërsa vendi ynë situatën e njëjtë e sheh në një perspektivë tjetër dhe për këtë arsye vërejtjet e tyre janë më ndryshe”, tha ai pas një gjykimi në Gjykatën Themelore.