Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është lavdëruar për rritjen e buxhetit të ndarë për Komunat.
Në një takim me kryetarët e Komunave, Kurti ka thënë se për tri vjet nën udhëheqjen e tij, buxheti për komunat është rritur për 195 milionë euro
“Gati gjysmën e buxhetit të disponueshëm, Qeveria ua ndan komunave”, ka thënë Kurti,
Ai ka përmendur Ferizajn e Gjakovën si komunat që ka thënë se janë më të mbështeturat për projekte infrastrukturore.
Kurti po ashtu ka thënë se do të ndërtohen katër strehimore për qentë endacakë – në Prishtinë, Prizren, Pejë dhe Gjilan, teksa u ka bërë thirrje për bashkëpunim në arritjen e objektivave në Strategjinë për Qentë Endacakë.