Vushtrri: Burri dëbon gruan dhe fëmijët nga shtëpia

Një burrë është arrestuar nga policia, pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje që kishte me bashkëshortën, i kishte thënë asaj që bashkë me fëmijet të dalin nga shtëpia.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në mesnatën e së martes në Vushtrri.

I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po hetohet si “Dhunë në familje”, njofton raporti 24 orësh i policisë transmeton Klankosova.tv