Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka akuzuar Qeverinë se po e braktisë popullin.
Sipas Zemajt, po rriten çmimet e produkteve ushqimore, gjersa çdo ditë po pakësohet shporta e konsumatorit.
“Rritja e indeksit të çmimeve nuk ka të ndalur, e pushteti nuk merr asnjë masë, nuk vepron as Autoriteti i Konkurrencës”, tha Zemaj me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Mbi gjysma e familjeve në Kosovë as që po munden me përballu shpenzimet ditore”, shtoi ai.