Donjeta Dragusha është emëruar sot drejtoreshë për Zhvillim Rural në Komunën e Prishtinës. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Rama ka thënë se Dragusha me vullnetin dhe energjinë që ka, do të angazhohet për të zhvilluar edhe më tutje bujqësinë dhe turizmin rural në fshatrat tona, të cilat kanë potencial të madh për agroturizëm.
“Donjeta, me vullnet dhe shumë energji do të angazhohet për të zhvilluar edhe më tutje bujqësinë dhe turizmin rural në fshatrat tona, të cilat kanë potencial të madh për agroturizëm. Me shkollimin e saj në fushën e ekonomisë, përvojën në udhëheqjen e institucioneve të ndryshme financiare dhe pozitën e këshilltares për ekonomi në institucione publike, jam i bindur se do ta shndërrojë këtë sektor në një burim të qëndrueshëm ekonomik”, ka shkruar Rama në Facebook.