Kryeshefi i IPK-së Kushtrim Hodaj së bashku me Zv. Minsitrin e MPB-së Bardhyl Dobra, pritën sot në takim delegacionin nga Republika e Bullgarisë me në krye Zv. Ministren e Punëve të Brendshme Ivelina Dundakova.
Në kuadër të këtij takimi u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit në fushën e mbikëqyrjes policore, me theks të veçantë ne shkëmbimin e informacionit dhe luftimin e korrupsionit në Policitë e shteteve përkatëse.
Kryeshefi Hodaj i njoftoj mysafirët me funksionimin dhe aktivitetet e Inspektoratit Policor të Kosovës dhe shprehu gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit me institucionet homologe Bullgare.
Gjithashtu zv. Ministrja Dondakova, theksoi rëndësinë e aktiviteteve të përbashkëta që forcojnë integritetin në radhët e Policisë.
Në fund të takimit palët u dakorduan për të vazhduar komunikimin në drejtim të arritjes së një marrëveshje të bashkëpunimit dhe pjesëmarrjes në nismat e përbashkëta Rajonale.