Kryeshefi i IPK-së Kushtrim Hodaj së bashku me zëvendësministrin e MPB-së Bardhyl Dobra, pritën sot në takim në objektin e IPK-së delegacionin nga Republika Bullgarisë me në krye zëvendësministren e Punëve të Brendshme, Ivelina Dundakova.
Në kuadër të këtij takimi u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit në fushën e mbikqyrjes policore, me theks të veçantë ne shkëmbimin e informacionit dhe luftimin e korrupsionit në policitë e shteteve përkatëse.
Hodaj i njoftoj mysafirët me funksionimin dhe aktivitetet e Inspektoratit Policor të Kosovës dhe shprehu gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit me institucionet homologe Bullgare.
Gjithashtu, Dondakova, theksoj rëndësinë e aktiviteteve të përbashkëta që forcojnë integritetin në radhët e Policisë.
Në fund të takimit palët u dakorduan për të vazhduar komunikimin në drejtim të arritjes së një marrëveshje të bashkëpunimit dhe pjesëmarrjes në nismat e përbashkëta rajonale.