Dy persona kanë pësuar lëndime trupore, pas një aksidenti që ka ndodhur në autostradën Prizren – Prishtinë, kilometri i 48-të.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Bajram Krasniqi, zëdhënës i policisë.
Krasniqi tha se në aksident ishin të përfshirë një kamionetë dhe një veturë.
“Të lënduarit, janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Krasniqi.
“Për info tjera shtesë ju informojmë me kohë”, theksoi ai.