Kryediplomati serb Ivica Daçiq ka ripërsëritur qëndrimin e Serbisë se kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është e papranueshme.
Këto komente ai i bëri pas një takimi që pati të hënën me Janosh Babiq, shefin e ri të zyrës së Këshillit të Evropës në Beograd.
Sipas një njoftimi të zyrës së tij, Daçiq në takim njëherit ka shprehur mirënjohjen e tij për siç tha “të gjitha shtetet anëtare që treguan mirëkuptim për qëndrimet e Serbisë’ rreth kësaj çështjeje, transmeton Klankosova.tv.
Siç u shtua, Daçiq e uroi Babiqin për marrjen e detyrës dhe shprehu kënaqësinë e tij për mbështetjen që Këshilli i Evropës i jep Serbisë për mbi 20 vjet.