Kongresisti amerikan: SHBA nuk ka aleat më të madh se Kosova në Ballkan

Republika e Kosovës, më 17 shkurt shënoi 16-vjetorin e pavarësisë së saj.

Në shumë vende ku Kosova ka ambasada dhe përfaqësi diplomatike, janë organizuar aktivitete të ndryshme në shënim të 16-vjetorit të pavarësisë Kosovës.

Edhe në ShBA është organizuar i 16-vjetori i pavarësisë së Kosovës

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, ka shkruar në platformën ‘X’, se ka pasur nderin të festoj 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, që është një histori suksesi amerikan i demokracisë në Ballkanin Perëndimor.

“Jam krenar që përfaqësoj Bronksin, i cili është shtëpia e mijëra shqiptarëve nga Kosova, Shqipëria dhe gjetkë”, tha ai.

Ndryshe së fundi Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, në një intervistë për Radio Kosovën ka thënë se SHBA-ja nuk ka aleat më të madh sesa Kosovën në Ballkan

Ai ishte shprehur shumë pesimist me mos largimin e Serbisë nga ndikimi rus. Torres thotë se Kosova duhet të anëtarësohet në institucione ndërkombëtare.