Një fëmijë 4-vjeçar nga Gjakova ka humbur jetën në repartin e Mjekimit Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej që dy ditë.
Nga QKUK, kanë bërë me dije se fëmija ishte dërguar atje pas disa lëndimeve që kishte marrë.
Pavarësisht intervenimit të mjekëve dhe përpjekjeve për ta shpëtuar, fëmija nuk ka arritur që të mbijetojë.
Vdekjen e 4-vjeçarit e ka konfirmuar edhe Policia e Gjakovës, e të cilë ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve./Sinjali