Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka marrë pjesë në Konferencën “E ardhmja e Zgjerimit të Bashkimit Evropian: Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore”.
Kjo Konferencë po mbahet në Zagreb dhe është organizuar nga Ministria e Drejtësisë së Kroacisë, në bashkëpunim me Komisionin Evropian.
Të pranishëm kanë qenë edhe ministrat nga Ballkani Perëndimor, nga vendet si: Turqia, Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldova, si dhe përfaqësues të tjerë të BE-së.
“Rikonfirmova përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Drejtësisë për një gjyqësor të pavarur, të paanshëm, efikas dhe profesional”, ka thënë Haxhiu.
Ajo theksoi se Kosova tashmë ka filluar të shënoj rezultate, për sa i përket sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit, dhe adresimit të së drejtave të njeriut