Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur për situatën politike në vend, veçmas në raportet mes Kosovës dhe aleatëve të saj.
“Ne me vendet aleate e partnere jemi miq, por që nuk do të thotë se pajtohemi në çdo vend dhe për gjithçka”, tha Kurti shkruan rtklive.
Kurti foli edhe rreth vendimit të Bankës Qendrore për dinarin serb.
Ai tha se Qeveria e Kosovës, në bazë të ligjeve dhe të Kushtetutës, ka për detyrë ta mbështesë vendimet dhe rregulloret e BQK-së, derisa shtoi se raportet Kosovë-SHBA janë shumë të mira.
Ndërkaq lidhur me takimin mes tij dhe presidentit serb, Vuçiq, kryeministri Kurti tha se nëse BE (v.j.),i thërrasin për nënshkrim të marrëveshjes, padyshim që shkon.
“Jam treguar konstruktiv edhe atëherë kur na kanë thirrur në Bruksel dhe raundi i bisedimeve nuk mund të thuhet se ka qenë i suksesshëm. Unë këtë e bëj për BE-në, por edhe për shkak se duhet të kemi marrëdhënie normale me Serbinë”, tha ai.