Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka mbërritur sot në Mitrovicën e Veriut, në kuadër të një vizite zyrtare në Kosovë. Bërnabiç u prit në Mitrovicë nga përfaqësues të Listës Serbe me në krye Goran Rakiçin.Por çfarë do të thotë për dy vendet vizita e kryeministres serbe në Kosovë.
Politologu Nexhmnedin Spahiu, thotë në studion e Abc Live se vizita e Bërnabiç është një hap i rëndësishëm i Serbisë drejt Kosovës. Ai tha se se gjatë hyrjes në Kosovë të kryeministres serbe, u mbuluan simbolet kombëtare të vendit nga targat e autoveturës me të cilën po udhëton Bërnabiç.
Ky veprim sipas politologut është një mesazh i qartë që Bërnabiç do të dërgojë te serbët e Kosovës dhe se Kurti në këtë mënyrë ka “poshtëruar’ Serbisë dhe se kjo është një arritje për Kosovën.
“Vizita e Bërnabiç në Kosovë është një hap i Serbisë drejt Kosovës. Targa e veturës së Bërnabiç është e mbuluar, kryeministrja ka mbuluar simbolet kombëtare. Është detyruar ta bëjë në shtetin fqinj. Kjo nuk ka se si të interpretohet ndryshe, se si një poshtërim që Kurti i bën. Vizita e Bërnabiç tregon mesazh për serbët e Kosovës. Kjo është një arritje në fakt për Kosovën”, tha Nexhmedin Spahiu.Ai tha ndër të tjera se Serbia është nën presion nga SHBA dhe BE për çështjen e njohjes së Kosovës.
“Serbia është nën presionin e SHBA dhe BE ajo bën hapa të ngadalshëm qëllimisht. Pse hapa të vegjël. Për të përfituar kohë sa më shumë. Serbia akoma nuk e njeh Kosovën, 15 vite pas shpalljes së pavarësisë dhe 23 vite pas përfundimit të luftës”, tha politologu.