Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se selia qendrore e INTERPOL-it e ka njoftuar se janë futur në sistemin e urdhërarrestit ndërkombëtar të gjithë personat e dyshuar që realizuan sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Në lidhje me këtë është deklaruar presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili theksoi se është e çuditshme që INTERPOL-i ka lëshuar urdhërarrest për Milan Radoiçiqin.
Vuçiq gjithashtu theksoi se autoritetet po bëjnë punën e tyre dhe po bëjnë hetime lidhur me rastin në Banjskë në shtator të vitit të kaluar.
Është shumë e çuditshme (që INTERPOL-i lëshoi një urdhër për Milan Radojicic). Ai nuk është më as nënkryetar i Listës Serbe, por aleat i Vuçiqit. Është pothuajse si Antanta e Vogël, Antanta e Madhe, pra është aleat i Vuçiqit. Sepse ai është aleat i Vuçiqit. Çdo gjë ju ka dështuar nëse nuk e keni sulmuar Vuçiqin”, ka thënë Vuçiq në TV Prva.
Vuçiq tha se autoritetet e tyre shtetërore “po bëjnë punën e tyre dhe po kryejnë një hetim dhe do të veprojnë në përputhje me rrethanat”.