Avokati Tomë Gashi, i cili njihet si militant i flaktë i kryeministrit Albin Kurti, i ka rënë pishman për kritikat dhe fyerjet që dje ka shprehur ndaj ambasadorit të ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.
Ai tashmë e ka fshirë statusin, ku e kishte fyer diplomatin amerikan dhe SHBA-në, raporton Nacionale.
Gashi aty ka përmendur disa fjali, të cilat vinin pas një konference me tone kritike të Hovenierit ndaj Qeverisë së Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.
Gashi kishte shkruar se nëse ShBA-ja e do dinarin, atëherë le ta bën atë valutë zyrtare në Amerikë.
“Ta pshurrsha dinarin e Serbise! Nese shume e doni kete dinarin bane valute zyrtare ne 🇺🇸 Apo me shume preferoni rublen Ruse🤔 Mos e dhini punen! Miqet nuk kercenojn !” – ka shkruar ai.