Ilir Ibrahimi, analist, ka thënë në “Pressing” të T7 se “prishja e marrëdhënieve me SHBA-të është tradhti kombëtare”.
Ai ka komentuar raportet e Qeverisë së Kosovës me SHBA-të, pas deklaratave të Ndihmës Sekretarit Amerikan O’Brien, i cili ka thënë se “nëse Qeveria e Kosovës nuk e sheh SHBA-në si partner, as SHBA-ja nuk do ta sheh partnere Qeverinë e Kurtti”.
Ibrahimi ka thënë se me këtë çështje pos pozitës dhe opozitës, duhet të merret edhe shoqëria – pasi shton se “po rrezikohet shteti”.
“Nuk po dua të fokusohem në diskursin pozitë-opozitë, këtu një rol duhet ta ketë edhe shoqëria, pra akademia, biznesi. Unë jam i bindur që raportet me SHBA-të janë të interesit nacional dhe rrezikimi i kësaj është barabartë me tradhti kombëtare, sepse ti po e rreziko shtetin tënd”, ka thënë Ibrahimi. /Gazeta Express