Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon i ka reaguar r zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i cili sot i ka reaguar emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pasi ky i fundit takoi disa pjesëtarë të organizmave joqeveritare serbe.
Bislimi e kishte kritikuar emisarin e BE-së për “qasje të pa drejtë dhe jo neutrale”.
Cramon përmes një postimi në në platformën “X”, tha se Bashkimi Evropian është zonja e vetës dhe nuk ka nevojë që dikush t’u tregojë zyrtarëve të saj se çfarë të bëjnë.
“Bashkimi Evropian është zonja e vetës dhe nuk ka nevojë që dikush t’u tregojë zyrtarëve të saj se kë dhe në çfarë ore mund të takohen Lajçak është takuar vazhdimisht me të gjithë aktorët kryesorë të cilët mund të kontribuojnë me veprimet e tyre për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo vizitë nuk bën përjashtim në këtë drejtim”, tha ajo.
Cramon u shprehë se është shumë e shqetësuar me veprimet e Qeverisë së Kosovës.
“Këta njerëz nuk janë zëdhënës të Vuçiqit, por OJQ të pavarura që mbështesin programet multietnike dhe punojnë pa u lodhur për integrimin brenda Kosovës. Këto deklarata nuk janë vetëm të rreme, por edhe të rrezikshme pasi vendosin në shënjestër personat dhe organizatat e tyre. Unë personalisht jam thellësisht e zhgënjyer dhe e shqetësuar për deklaratat dhe veprimet e fundit të autoriteteve të Qeverisë së Kosovës që kanë një efekt direkt dhe negativ ndaj pjesëtarëve të serbeve etnikë dhe pakicave të tjera.Është thelbësore që karakteri multietnik Kosovës të ruhet, vlerësohet dhe mbështetet. Ky ishte themeli i përfshirë në planin e Ahtisarit i cili siguroi njohjen e perëndimit më 2008”, ka thënë ajo.