Analisti Ilir Mirena tha se duket brutale me thënë publikisht por SHBA duhet t’i vë sanksione Kosovës.
“Duhet me ba diçka si BE-ja, me marrë masa, sanksione. Duhet me u penalizu krejt kjo shoqëri”, tha Mirena teksa po diskuton në Pressing raportet Kosovë-Amerikë, pas deklaratave të zyrtarëve të lartë të Amerikës.
“Nëse kjo shoqëri ka vendos mi ra murit me krye, atëherë duhet me u penalizu komplet. Me sanskione, me lista të zeza me krejt. Deri të mbushemi mend secili”, tha Mirena në Pressing, transmeton Express.
“Edhe Bashkësia Ndërkombëtare për çështjen e dinarit, i kanë thenë shtyje. Bashkësia Ndërkombëtare duhet me kanë ma konkrete, duket brutale me thanë publikisht, po nuk po mbushemi mend. Është interes nacional me t’u rreziku raportet me BE-në, me SHBA-në”, u shpreh ai.