Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur për zhvillimet e fundit në Kosovë, duke thënë se me vendimin për dinarin, Qeveria ka bërë një hap para dhe tre hapa pas.
Sipas tij, përshkrimi më i mirë i veprimeve që Kosova po bën, është një politikë vetizoluese.
“Çështja që lidhet është bukur sensitive, sepse ka të bëjë me një çështje të një institucioni tërësisht të pavarur, siç është Banka Qendrore e Kosovës dhe në diskursin politik kosovar mund të argumentojmë me të drejtë se çështja e dinarit ka një epilog të vetëm, nuk ka vend në Kosovë, por politika e bërjes një hap para dhe tre hapave pas, pra cilët tre hapa pas, është seanca Këshilli i Sigurimit, është pozicioni zyrtar amerikan dhe relacioni i rënduar i Kosovës në arenën ndërkombëtare, e bëjnë bukur të vështirë të vendosësh në peshore një vendim të tillë të analizosh pa këto pasoja”, tha Abdixhiku.
“E kam përshtypjen se Kosova po menaxhon me politikë vetizoluese, është përshkrimi më i mirë që do t’i bëja dhe politikë që pa ndonjë shpjegim pa ndonjë shpjegim e vendos partneritetin tonë me aleat në pozitë bukur të rëndë, sepse në relacionet ndërshtetërore, sidomos me miq e aleatësh, gjëja e fundit që të do të bësh është ta befasosh për çështjet tua fundja, pra edhe për një çështje tënde, gjëja e fundit që dëshiron të bësh është të mos i informosh aleatët. S’do të thotë që humben sovranitet në informimin e tjetrit. Komunikimi, në radhë të parë është njëfarë mirësjellje politike e shteteve, është normale me shteteve që janë të afërta”, tha Abdixhiku.
Ai tregoi se në takimin që kishte në ambasadën amerikane kuptoi se këta nuk ishin kundër rregullores së BQK-së për dinarin.
“Unë kisha në takim ambasadorin amerikan dhe prej asaj që pashë nga takimi nuk ishin kundër Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës dhe po të informoheshin me kohë se këto janë hapat, edhe do ta ndihmonin një gjë të tillë. Tani çështja është a vlen që të futemi në përplasje të tilla, të përfundojmë me një seancë të Këshillit të Sigurimit, merreni mend, ku sulmi terrorist i Banjës së Kosovës barazohet me një çështje të Bankave Qendrore të Kosovës, ku për po herë të parë, dhe kjo u tha edhe sot, në historinë e Kosovës marrim kritika prej vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit, prej vendeve mike të Këshillit të Sigurimit, sepse prej Rusisë kemi marrë gjithnjë, tani gjithë çuditërisht këtë herë dhe me citate se Kosova shtet i përkohshëm që vini nga zyrtarët tanë, pra në këtë rrethanë a ia vlen, kjo është çështje diskutimi dhe për mendimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, natyrisht se jo”, tha Abdixhiku.
Sipas tij, ka rrugë ku dhe hiqet dinari dhe të mbahet aleanca me miqtë.
“Ka rrugë ku dhe heqet dinari dhe ku mbahen aleancat, sepse në qoftë se përplasja me aleatë bëhet për të përballur Serbinë, është humbje që në fillim. Pra, pse duhet të humbasësh aleatët për të përballur e mundur Serbinë, ose thënë më logjikisht, si do ta mundim Serbinë pa aleatë”, u shpreh Abdixhiku në ATV.