Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, në deklarimin e sotëm për media u pyet edhe për atë se si do të ndikojë çështja e dinarit rrugën integruese të Kosovës.
Ai tha se shqetësimi për veprimet e Qeverisë së Kosovës nuk është vetëm i SHBA-së, por edhe i të gjitha vendeve në të cilat mbështetet Kosova.
“Është e vështirë për mua të përgjigjem sesa të them se kjo nuk është vetëm një kërkesë e SHBA-së. Të gjitha vendet në të cilat mbështetet Kosova për të avancuar rrugën e saj drejt BE-së, NATO-s, Këshillit të Europës, te institucionet e tjera, kanë shprehur shqetësime reale dhe të qarta. Po duket e pamençur për Qeverinë që thjesht të mos iu përgjigjet këtyre shqetësimeve dhe më duhet ta them se këto janë përshtypjet tona çka po ndodh tani”, tha Hovenier.