Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX), ka njoftuar sot se pjesëtarët e Njësisë Policore të Specializuar Rezervë të EULEX-it kanë filluar sot ri-dislokimin në vendet e tyre.
Sipas njoftimit, janë 20 oficerë të Sigurisë Publike nga Lituania dhe 5 xhandarë të Xhandarmërisë Kombëtare nga Franca, të cilët u larguan sot nga Kosova, ndërsa 24 karabinierë nga Italia do të nisen më 17 shkurt.
“Faleminderit Francë, Itali dhe Lituani!”, thuhet në njoftim.