Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, sot do të mbajë një adresim për media nga ora 15:00.
Konferenca do të mbahet para ambasadës amerikane në Prishtinë, raporton Gazeta Express.
Hovenier ka thënë se SHBA kërkon nga Kosova shtyrjen e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës që përjashton dinarin nga përdorimi dhe që të ketë komunikim të mjaftueshëm për qytetarët që preken nga ky vendim.
Një paralajmërim i ashpër për këtë çështje erdhi nga Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, i cili i kërkoi Qeverisë së Kosovës të tërhiqet nga vendimi për dinarin dhe tha se mund të mos e konsiderojnë këtë qeveri si partnere.
Ai [kryeministri Kurti] kuptoi shqetësimet, premtoi se do të punonte për to, por qartazi vendosi miratimin e vendimit. Nëse ai nuk na trajton si partner, kjo ngre pikëpyetje nëse ne mund ta konsiderojmë këtë qeveri si partnere”, tha ai.
Zyrtari amerikan kishte thënë për Zërin e Amerikës se kishte pasur disa kontakte me kryeministrin Kurti para shpalljes së vendimit dhe vetëm një shkëmbim të shkurtër pas shpalljes së tij.