Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale për secilin produkt të naftës të lejuara për sot.
Sipas njoftimit, çmimi maksimal i lejuar i produktit Disel është 1.73 euro për litër, për benzin 1.38 euro për litër dhe për gas 0.76 euro për litër.
Çmimet vlejnë nga data 4 shtator dhe janë valide për 48 orë.