Dje në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa ishte në testimin për patentë shofer tek i njëjti janë gjetur një kamerë trupi, një kufje e vendosur në vesh dhe një pajisje shtesë përmes të cilës i dyshuari ka komunikuar me pronarin e një auto-shkolle në mënyrë që ta kalonte provimin teorik për patentë shofer.
Lidhur me rastin është arrestuar edhe pronari i auto-shkollës që është përfshirë në rast.
Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar edhe një i dyshuar tjetër që për momentin ndodhet në arrati i cili dyshohet se në këmbim të parave i ka lëshuar të dyshuarit të parë vërtetimin për aftësim të kandidatit pa qenë prezent fare.
Me vendim të prokurorit dy të arrestuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti në hetime.