Deliu-Kodra: Për tri vjet të qeverisjes së VV-së, ka pasur vetëm përshkallëzim të raporteve me aleatët

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu ka thënë se për tri vite të qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje, ka pasur vetëm përshkallëzim të raporteve të Kosovës me aleancat kryesore.

Deliu duke komentuar reagimin e ndihmëssekretari amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, i cili ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara mund të mos e trajtojnë Kosovën si partnere nëse ajo merr vendime pa u konsultuar me të pas vendimit për ndalimin e dinarit, tha se është e pafalshme dhe e pa tolerueshëm që ne përvjetor të pavarësisë Kosova të ketë qortime të tilla nga aleatët.

“Natyrisht që janë deklarata të cilat nuk vijnë pas një veprim të vetëm të qeverisë. Ne për tri vitet të qeverisjes së VV-së kemi pa përshkallëzim të raporteve tona me aleancat tona kryesore. Kur i përmend këto aleanca kam parasysh aleancën e përhershme me SHBA, partnerit tan kryesor, garancinë kryesor të shteti të Kosovës, të fuqizimit të subjektiviteti ndërkombëtar, të njohjeve dhe të anëtarësimit në organizat ndërkombëtare. Është e pafalshme, e patolerueshëm që ne në këtë përvjetor të pavarësisë së Kosovës të kemi qortime të tilla nga aleatët tanë të cilët kanë kërkuar koordinim edhe për veprimet tona që kanë qenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës siç ka qenë çështja e dinarit”, ka thënë ajo.

Ajo tha se është fatkeqësi që vendi është ende nën sanksione dhe për këto vite qeverisje ka vetëm kthim prapa.

“Shteti i Kosovës merr mbështetje për armatim pikërisht nga një aleat i fuqishëm siç janë SHBA-të. Këto aleanca janë ndërtuar me shumë mund, shumë përkushtim dhe ky cenim kur Kosova ka më shumë nevojë që të fuqizoj pozicionin e saj në raport me Serbin, në raport me Rusinë. Është i pa falshëm, është i pa drejt dhe natyrisht që nuk e ndihmon Kosovën. Është fatkeqësi që ne vazhdojmë që të jemi shtet nën sanksione. Kosova nuk ka as një njohe për të cilat garanca jonë janë SHBA-të. Për tri vite kemi prapa kthim, kemi ngecje”, ka thënë ajo për eo.