Dy persona të dyshuar të moshave 46 dhe 53-vjeçare janë ndaluar në Mitrovicë të Veriut për shpërndarjen e fletushkave dy ditë më herët, ndërkaq një tjetër është në kërkim.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani. Ai ka deklaruar se janë bastisur katër lokacione, tha se të dyshuarit po intervistohen.
“Sot gjatë orëve të pasdites në Mitrovica Veri i kemi bastis 4 lokacione në lidhje me rastin e thirrjes për rezistencë dhe i kemi ndalu dy persona, ndërsa jemi në kërkim edhe të një personi të tretë. Pas intervistimit të tyre do të vendoset për veprimet e tjera”.
“Të dyshimtët e ndaluar G.K. (1978) dhe D.S.(1971)”, tha Elshani.