Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka a marrë pjesë në eventin e organizuar nga Ambasada e Japonisë në Kosovë, për nder të Ditës Kombëtare të shtetit mik.
Haradinaj ka thënë se Japonia mbetet partner i rëndësishëm strategjik i Kosovës.
“Japonia si mbështetëse e madhe në rrafshin ekonomik dhe politik, mbetet partner i rëndësishëm strategjik i Kosovës. Isha i nderuar që bashkë me Anitën dhe kolegun Ardian Gjini, të jemi prezent në eventin e organizuar nga Ambasada e Japonisë në Kosovë, për nder të Ditës Kombëtare të këtij shteti mik, që përkon edhe në shënimin e 15-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj i ka shprehur urimet më të përzemërta Ambasadorit jorezident të Japonisë, Ryuta Mizuuchi.