Ministri i Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci bashkë me gjeneral-lejtënant Bashkim Jasharin, kanë marrë pjesë në takimin e Grupit e Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës.
Ky takim është i 19-ti me radhë dhe është udhëhequr nga Sekretari i Mbrojtjes i ShBA-së, Lloyd Austin III.
“Fokusi i takimit ishte vijimi i ofrimit të asistencës ushtarake në armatime, pajisje dhe trajnime për forcat e armatosura të Ukrainës nga vendet e këtij koalicioni”, ka shkruar Maqedonci.