Vizar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka kritikuar Qeverinë Kurti në tri vitet e qeverisjes.
Ai ka thënë se tri vjet në krye me Vetëvendosjen në qeverisje janë tri vjet mashtrim e zhgënjim.
Ai tha se ajo çka bëri Qeveria Kurti në këto tri vjet është lëkundja e themeleve të shtetit, duke dëmtuar Kosovën, sipas tij, në dialogun me Serbinë e politikën e jashtme.
Ndërkaq, ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, iu referua si “prodhuese skandalesh”.