Mediat serbe raportuan se një automjet që po transportonte dinarë serbë është ndaluar në pikëkalimin kufitar me Serbinë në Jarinjë.
Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci i tha Gazetës Express se në këtë pikëkalim kufitar u paraqitën disa persona si përfaqësues të “Komercijalna Banka” e cila është mbyllur.
Në pikëkalimin kufitar të Jarinjës janë paraqitur disa persona që pretendojnë se përfaqësojnë Komercijalna Banka, e cila tashmë është mbyllur”, tha Stavileci.
Sipas tij, “këta persona janë interesuar për procedurën e lëvizjes së parave të gatshme”.
“Të njëjtit janë udhëzuar që t’i ndjekin njoftimet e BQK-së derisa Dogana e Kosovës po ashtu zbaton normat e njëjta ligjor”, tha Stavileci.