Një person ka ndërruar jetë në një spital privat në Prishtinë, por një i afërm i tij ka lajmëruar rastin në polici.
Sipas ankuesit ai dyshon se vdekja e viktimës ka ardhur si pasojë e trajtimit jo të duhur.
Me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion.
Raporti policor:
Lagjja Veternik, Prishtinë 31.08.2022 – 02:30. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se viktima mashkull kosovar ka vdekur në një spital privat, ku ishte duke u trajtuar. Sipas ankuesit, ai dyshon se vdekja ka ardhur si rezultat i trajtimit jo të duhur mjekësorë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.