Osmani takoi ambasadorin japonez: Japonia mbetet një partnere e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin jorezident të Japonisë në Kosovë, Ryuta Mizuuchi.

Në këtë takim ata kanë konfirmuar raportet e shkëlqyera midis dy shteteve, të cilat këtë vit shënojnë 15 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

“Në takim me ambasadorin Mizuuchi,  Presidentja Osmani tha se Japonia mbetet një partnere e Kosovës dhe mbështetëse e vazhdueshme, teksa falënderoi ambasadorin Mizuuchi për projektet e shumta, të cilat Japonia po i realizon në Kosovë përmes Agjencisë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar (JICA)”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

Me ambasadorin Mizuuchi, Presidentja Osmani diskutoi edhe për një sërë çështjesh në fushën e bashkëpunimit bilateral, edicionin e sivjetëm të Forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe çështje tjera me rëndësi të interesit të përbashkët