Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, në një intervistë për lajmi.net ka folur rreth çështjes së dinarit.
Deputeti kritikoi rëndë Qeverinë e Kosovës, i cili tha se kjo qeveri po mbjellë vetëm frikë dhe kaos.
Ai shpjegoi situatën dhe vendimin që BQK-ja ka dhënë për dinarin serb, vendim ky që sipas tij nuk është i mirë.
“Nuk shkojnë eurot në Amerikë, për një serb që blenë ndonjë send në Gjermani, a e blenë me euro, nuk blenë me dinar, edhe në Mal të Zi blenë me euro, këtu është jo logjika e këtij veprimi i cili na solli në këto dy situata”, ka thënë Berisha.
Ai sulmit në Banjskë i tha skenar i përgatitur, dhe sipas tij pritet që të jenë edhe skenarë tjerë të tillë.
“Nëse pretendohet, se ka për të pasur incidente të depërtimit të trupave të armatosura, sikur ndodhi Banjska, atëherë kjo është skenar siç ka qenë skenar, fakti që asaj Serbisë i thuhet arrestoj, dhe ata u tërhoqën me marrëveshje nga vendi i krimit.”
Tutje ai shtoi se deklaratat e Kurtit për atentat mbjellin frikë dhe përçarje mes shqiptarëve.
“Kjo është një deklaratë shumë shqetësuese që kjo mundet me qenë burim I një konflikti gjithë shqiptar, ta përkthesh këtë në terma, I bie që po provojnë partitë shqiptare të pushtetit në RMV të më vrasin.”