Gjatë ditës së djeshme, Senati në Albany- New York ka ndarë mirënjohje për Policinë e Kosovës.
Kjo u bë me rastin e 16 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Këtë mirënjohje në emër të policisë, e ka pranuar ndërlidhësi në SHBA, Kapiteni Lulzim Krasniqi.