Shefja e diplomacisë kosovare dhe drejtuesja e partisë “GUXO”, Donika Gërvalla-Schwarz në një intervistë për mediumin lokal “Istogu Chanel”, ka folur për raportin që ka me kryeministrin Albin Kurti dhe për përfoljet e shumta për përçarje apo krisje raportesh, shkruan Gazeta Express.
Gërvalla ka thënë se bashkimi i Kurtit me Vjosa Osmanin ka qenë çelësi i fitores së 14 shkurtit, dhe thotë se fakti që është kaluar nga përçarjet e kaluara të drejtueseve të institucioneve, në atë se apo shikohen në sy me njëri-tjetrin udhëheqësit e institucioneve tregon që ka unitet.
Bashkimi i Vjosa Osmani dhe Albini Kurtit ka qenë çelësi i fitores, prandaj dhe diskutohet kaq shumë, kush me kënd foli, a u idhnun a s’u idhnun. Jo ia dha dorën e pa në sy, jo s’e pa në sy. Fakti që kemi kalu nga përçarjet totale të së kaluarës të bartësve të institucioneve, kemi arritë aty që më na shiku a po e shohim njëri-tjetrin në sy tregon që kemi një unitet të jashtëzakonshëm”, ka thënë Gërvalla.
Sa i përket raportit me Kurtin, Gërvalla ka thënë se s’është çështje simpatie por çështje e respektit reciprok. Shefja e diplomacisë kosovare ka thënë se për dallim nga qytetarët e Kosovës, e ka fatin që merr pjesë në takimet që Kurti i zhvillon. Gërvalla thotë se ka raste kur s’mund ta ndal veten së ndjeri krenare që ndodhet bashkë në atë dhomë me Albin Kurtin.